Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe të pikës 13, të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës, në përfundim të verifikimit paraprak, njofton:
Mbylljen e procedurës për lëvizjen paralele, për 1 (një) vend vakant, për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit Financiar dhe Burimeve Njerëzore”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve,– kategoria e pagës II-1, pa kandidat të kualifikuar.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës.