AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE VLORË, VEND I LIRE PUNE

Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.554 datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr.66, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.15, datë 19.05.2023 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës”  shpall, si më poshtë:

Pozicioni i punës:

Specialist në Sektorin e Programeve Aktive dhe Pasive të Tregut të Punës, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Vlorë (Vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion).

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR 1619.1