Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Verifikim paraprak

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe VKM-së nr. 242, datë
18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i
ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se:
– Z. Arli Minga do të vazhdojë konkurimin në procedurën e ngritjes në detyrë.
Konkurimi:
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit
Çollaku, në datën 23.06.2023 ora 11:00.
– Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit
Çollaku, në datën 23.06.2023 ora 13:00.
Kandidatet do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyre në AKEP,
nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar, vlerësimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me
gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar;
b. 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
c. 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët
maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Numeracionit, Sigurisë së
Rrjeteve, Infrastrukturës dhe IT.
Kandidati fitues, është ai që renditet i pari nga kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70 %
të pikëve). Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikes 23, Kreu
II të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe
të mesme drejtuese” i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 23.06.2023.
Njoftimi fituesit do të publikohet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen
zyrtare të AKEP në datën 28.06.2023.