Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionet:
- 1 (një) Pozicion – Specialist Finance, Sektori i Buxhetit dhe Kontabilitetit, Drejtoria Ekonomike dhe Menaxhimit Financiar, Kategoria e pagës III-b.
- 1 (Një) Pozicion – Sekretar i Përgjithshëm, Bashkia Pogradec, Kategoria e pagës I-b.
- 1 (Një) Pozicion – Specialist për prokurimet publike pranë Sektorit Prokurimeve Publike, Drejtoria e Çështjeve Juridike, Prokurimeve dhe Aseteve, Kategoria e pagës III-b.
- 2 (dy) pozicione – Specialist për supervizim shërbimesh, pranë Sektorit të Transporteve & Supervizimit të Shërbimeve, Drejtoria e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit, kategoria e pagës IV-a.
- PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR
- Shpallje për vende te lira pune- Bashkia Pogradec, 01.06.2023