AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE, DREJTORIA RAJONALE LEZHË, ANULLIM PROCEDURE

Në zbatim të Ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, Vendimit të Këshilli të Ministrave nr.554, datë 31.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr.172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.15, datë 29.04.2022 “Për mënyrën e emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të Drejtorive Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive që trajtohen me Kodin e Punës”, Njoftimit nr.1195/1 prot, datë 28.03.2023 “Njoftim për vend të lirë pune” të AKPA-s, për procedurën e shpalljes së vendit të lirë të punës për pozicionin: Specialist në Sektorin e Zyrës Vendore Kurbin, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftesive, Lezhë. (Vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion), ju njoftojmë se nuk është kualifikuar asnjë kandidat.

Sa më sipër, ju njoftojmë anulimin e procedurës për pozicionin e punës: Specialist në Sektorin e Zyrës Vendore Kurbin, në Drejtorinë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftesive, Lezhë. (Vetëm për periudhën kohore të lejes së barrëlindjes së specialistit të emëruar në këtë pozicion).

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR 1195.7