Instituti Statistikave, në kuadër të kryerjes së Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 do të rekrutojë punonjës me kontratë shërbimi, në të gjithë territorin e Republikës
së Shqipërisë për pozicionin:
KONTROLLOR
Shpërndarja e pozicioneve sipas bashkive, kliko këtu:
• Afati aplikimit: 15.07.2023
• Periudha e trajnimit: 21.08.2023- 25.08.2023
• Periudha e terrenit: 04.09.2023 – 03.11.2023
• Pagesa (bruto): 430 euro / muaj
Detyrat:
• Kontrollori është i detyruar të ndjekë me përgjegjësi trajnimet që do të organizohen nga stafi i INSTAT, si dhe të studiojë manualet përkatëse;
• Asiston anketuesit e caktuar që të njihen me zonën e tyre të Censit (ZC);
• Planifikon me anketuesit ngarkesën e punës në ZC respektive dhe rendin e vizitës së ndërtesave dhe banesave në këto ZC;
• Organizon takime periodike me anketuesit;
• Verifikon në terren të gjitha banesat boshe ose familjet e pa kontaktuara nga anketuesi;
• Kontrollon në mënyrë rastësore familjet e numëruara nga anketuesi;
• Monitoron dhe mbikëqyr procesin e numërimit nëpërmjet Sistemit të Monitorimit të kontrollorit (Dashboard);
• Është i gatshëm të ndihmojë anketuesit për çdo problem që mund të hasin në terren;
• Kryen dorëzimin e të gjithë bazës materiale tek anketuesi dhe nënshkruan procesverbalin përkatës.
Kriteret e përzgjedhjes:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
• Të ketë aftësi të mira në përdorimin e pajisjeve elektronike, në mënyrë të veçantë tabletëve;
• Të jetë i aftë të lëvizë në distanca të largëta;
• Të jetë banues i njësisë administrative ku do të angazhohet në Cens;
• Personat me eksperiencë të mëparshme në vrojtime përbëjnë avantazh;
• Të zotërojë aftësi të mira komunikuese.
Instituti Statistikave, në kuadër të kryerjes së Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 do të rekrutojë punonjës me kontratë shërbimi, në të gjithë territorin e Republikës
së Shqipërisë për pozicionin:
MBIKËQYRËS
Shpërndarja e pozicioneve sipas bashkive, kliko këtu:
• Afati aplikimit: 30.06.2023
• Periudha e kontraktimit: 31.07.2023- 30.11.2023
• Pagesa (bruto): 540 euro / muaj
Detyrat:
• Mbikëqyrësi është i detyruar të ndjekë me përgjegjësi trajnimet që do të organizohen nga stafi i INSTAT, si dhe të studiojë manualet përkatëse;
• Merr në dorëzim bazën materiale për kontrollorët dhe anketuesit, dhe nënshkruan procesverbalin përkatës;
• Mbikëqyrësi është i detyruar të kryejë me përgjegjësi trajnimin e anketuesve. Mbikëqyr dhe koordinon punën e kontrollorëve dhe anketuesve të caktuar në mënyrë që
detyrat e kërkuara të mbledhjes së të dhënave të Censit të kryhen me saktësi dhe brenda afateve të kërkuara;
• Mban kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e INSTAT, punonjësit IT, punonjësit GIS dhe punonjësit e logjistikës për evidentimin dhe zgjidhjen
e problematikave në terren;
• Kujdeset për mirëfunksionimin e ambientit të punës në bashki;
• Grumbullon bazën materiale në përfundim të procesit të numërimit.
Kriteret e përzgjedhjes:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
• Të ketë aftësi të mira në përdorimin e pajisjeve elektronike, në mënyrë të veçantë laptop dhe tabletë;
• Të jetë i aftë të lëvizë në distanca të largëta;
• Të jetë banues i bashkisë ku do të angazhohet në Cens;
• Personat me eksperiencë të mëparshme në vrojtime përbëjnë avantazh;
• Të zotërojë aftësi të mira komunikuese.
Instituti Statistikave, në kuadër të kryerjes së Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 do të rekrutojë punonjës me kontratë shërbimi, në të gjithë territorin e Republikës
së Shqipërisë për pozicionin:
ANKETUES
Shpërndarja e pozicioneve sipas bashkive, kliko këtu:
• Afati aplikimit: 31.07.2023
• Periudha e kontraktimit: 04.09.2023- 03.11.2023
• Pagesa: Pagesa do të kryhet bazuar në VKM nr. 242, datë 20.04.2023 “Për disa ndryshime në VKM nr. 234, datë 20.04.2022 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe
punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”. Anketues-Klasa IV, lidhja I.
Detyrat:
• Anketuesi është i detyruar të ndjekë me përgjegjësi trajnimin që do të organizohet nga stafi i INSTAT, si dhe të studiojë manualin e anketuesit përpara se të dalë në
terren;
• Planifikon, së bashku me kontrollorin, ngarkesën e punës dhe rendin e vizitave tek ndërtesat dhe banesat;
• Detyra kryesore e anketuesit në Cens është numërimi me cilësi të të gjithë banesave dhe popullsisë banuese brenda Zonës së tyre të Censit, dhe përfundimin
e numërimit brenda afateve të caktuara;
• Transmeton pyetësorët e plotësuar çdo ditë në bazën e të dhënave të INSTAT;
• Raporton te kontrollori të gjitha rastet kur një person refuzon të intervistohet ose pengon plotësimin e pyetësorit;
• Raporton ndërtesat e reja në Zonën e Censit.
Kriteret e përzgjedhjes:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të jetë të paktën 18 vjeç;
• Të ketë aftësi të mira në përdorimin e pajisjeve elektronike, në mënyrë të veçantë tabletëve;
• Të jetë i aftë të lëvizë në distanca të largëta;
• Të jetë banues i njësisë administrative ku do të angazhohet në Cens;
• Të zotërojë aftësi të mira komunikuese;
• Personat me eksperiencë të mëparshme në vrojtime përbëjnë avantazh.
Aplikimet do te behen online ne linkun: REKRUTIME CENS | Instat.