Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Shpallje fituesi

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe VKM-së nr.243, datë
18.03.2015 “Për pranimin, levizjen paralele, periudhen e provës dhe emërimin në kategorine
ekzekutive”i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), njofton se:
– Z. Arjan Biçi do të vazhdojë konkurimin në procedurën e lëvizjes paralele në kategorinë
ekzekutive.
Konkurimi
Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku,
në datën 07.04.2023 ora 10:30.
Kandidati do të vlerësohet nga Komisioni i Brendshëm i ngritur në AKEP, nëpërmjet
dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë për përvojen, 10 pikë për trajnime
dhe kualifikime në fushën përkatese, si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për
vlerësimet e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i certifikimit nuk është
kryer.
b. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë.
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët
maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Specialist monitorimi Krujë.
Në rast se dalin fitues me shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e
pikes 13, Kreu IV të Vendimit të Keshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin,
lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të njoftohet në datën 07.04.2023.

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 243, datë
18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë
ekzekutive” i ndryshuar si dhe Vendimit të Komisionit të Brendshëm, AKEP përcjell fituesin për
konkursin “lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive”, për pozicionin Specialist Monitorimi
Krujë, në Drejtorinë e Monitorimeve, Kontrollit dhe Inspektimeve.
KOMISIONI I BRENDSHËM në përfundim të procedurës së konkurrimit duke vlerësuar
dokumentacionin e dorëzuar nga kandidati dhe intervistën me gojë të zhvilluar në AKEP shpall
fitues të konkursit si më poshtë:
– Z. Arjan Biçi fitues për pozicionin me 78 (shtatëdhjetë e tetë) pikë.