Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 25 “Lëvizja paralele”, pikës 1, 2, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, pikave 16, 17, 18, dhe 21, Komisioni i Brendshëm, i ngritur me Urdhërin nr.82, datë 28.02.2023, për konkursin në pozicionin, “specialist” në Shërbimin e Protokollit, pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë e mbylli procedurën e lëvizjes paralele, pa kandidatë fitues, pasi kandidatja e kualifikuar për të vazhduar konkurimin Znj. Alda Marku nuk u paraqit.
Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.