Në mbështetje të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse pas verifikimit paraprak, njofton se kualifikohet për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit:
Zoti Zaim Caushi .
Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 01.03.2023, ora 10:00, në ambientet e Institucionit të Presidentit të Republikës.
Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës njofton:
Mbylljen e procedurës për lëvizjen paralele , për 1 (një) vend të lirë pune, për pozicionin, “Specialist për Hartimin e Akteve ”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, kategoria e pagës III-b , pa kandidat fitues.
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Institucionit të Presidentit të Republikës.