Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar shkencor për publikimet”, si më poshtë:
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për publikimet”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 27.1.2023, është: znj.Ela Caka. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatja e mësipërme i plotësonte kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 1 (një) kandidaturë të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që është:
1. Znj. Ela Caka
Për sa më sipër, njoftojmë se:
– vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 23.2.2023, ora 09.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
– intervista me gojë do të zhvillohet në datën 23.2.2023, ora 11.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.