Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 9, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Specialist, Sektori i Administrimit të Prokurimeve (kategoria ekzekutive, III-b) në Drejtorinë e Shërbimeve Administrative, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
-Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, janë:
– Daniela Kukaj,
– Rovena Lleshaj (Tomçini),
Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 28.02.2023, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.