Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të
Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, ”, Urdhërit
nr.633 datë 30.12.2022 të Kryetarit të Bashkisë “Për miratimin e strukturës, organikës ,
emërtimet e pozicioneve, klasat për çdo pozicion pune për administratën e bashkisë , të njësive
administrative, të institucioneve vartëse dhe të punonjësve të njësive të shërbimeve për vitin
2023”, Planit të Pranimeve në Shërbimin Civil të vitit 2023, miratuar me Urdhërin e Kryetarit të
Bashkisë nr.02, datë 06.01.2023, Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë nr.30 datë 27.01.2023 “Për
miratimin e pozicioneve të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese të cilat do të jenë të hapura
për konkurim nga jashtë shërbimit civil”, Bashkia Lezhë shpall procedurat e lëvizjes paralele,
ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
1. Përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit, Vlerësimit, Verifikimit dhe Kontrollit në Terren
të Tatimpaguesve, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore-Kategoria III-a
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR