Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të
Këshillit të Ministrave, Nr.243, datë.18.03.2015 “Për pranimin, levizjen paralele, periudhën
e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave
Audiovizive njofton se:
Në përfundim të konkurrimit të zhvilluar me datën.01.02.2023, prane Autoritetit të Mediave
Audiovizive, me procedurën e lëvizjes praralele për pozicionin Specialist, në Sektorin e
Legjislacionit Europian dhe Integrimit në BE, në Drejtorinë e Integrimit dhe Legjislacionit
Ndërkombëtar, Kategoria e pagës III-b, u shpall fitues:
Znj. Mentiana Tanushi
Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit të
Këshillit të Ministrave nr.242, datë.18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në
kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive në
përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve
të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
Përgjegjës në Sektorin e Çështjeve të Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e
Integrimit dhe Legjislacionit Ndërkombëtar, Kategoria e pagës III-a.
Kandidati i kualifikuar është: Znj. Sara Hoj
Konkurrimi do të zhvillohet në datën 21.02.2023, ora 10.00, në ambientet e Autoritetit të
Mediave Audiovizive, Rr. “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, Tiranë.