Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,të ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës njofton:
Mbylljen e procedurës së lëvizjes paralele, për 1 (një) vend të lirë pune, për pozicionin, Specialist Redaktor, në Sektorin e Shërbimeve Ceremoniale, në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, në Institucionin e Presidentit të Republikës, kategoria e pagës III-B, pa kandidat fitues.
Konkurrimi do të vazhdojë për plotësimin e vendit të lirë, sipas Kreut IV- “Pranimi në Shërbimin Civil”, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar.
Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Institucionit të Presidentit të Republikës.