INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” të ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës njofton se:

Në procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për 1 (një) vend të lirë pune, për pozicionin, “Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, në Institucionin e Presidentit të Republikës, të shpallur më datë 12.12.2022, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

Në mbështetje të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Kreut VIII, të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të Nivelit të Lartë Drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, si dhe në vijim të procedurës për plotësimin e vendit vakant, të shpallur me shkresën nr. 4178, datë 23.11.2022, “Drejtor i Përgjithshëm i Menaxhimit Financiar, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve”, njësia përgjegjëse pas verifikimit paraprak, njofton se kualifikohet për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit:

– Zonja Valbona Lusha.

 

Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 23.01.2023, ora 12:00, në ambientet e Institucionit të Presidentit të Republikës.