BASHKIA ELBASAN, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013”Për nëpunësin civil”,si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të vendimit nr.243 datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministratve, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktura në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për grupin e pozicioneve:

Ø 1 Specialist, Sektori Ankimimit Administrativ dhe Përfaqësimit në Gjykatë në Drejtorinë Juridike -Kategoria III B

Ø 1 Specialist, Sektori Ligjshmërisë së Akteve dhe Hartimit të Kontratave në Drejtorinë Juridike – Kategoria III B

Ø 1 Specialist, Sektori Njësisë së Prokurimit në Drejtorinë e Prokurimeve Publike -Kategoria III B

Ø 1 Specialist (Jurist ) në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore – Kategoria III B

 

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit për lëvizje paralele

 

Duke filluar nga data 10.01.2023 , do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për proçedurën e pranimit në shërbimin civil, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi