Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 1, 2,
3 dhe 4, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar,
Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpalljes
për konkurrim, njofton se për pozicionin:
“Specialist Jurist”, pranë “Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit
Ligjor” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin
e Prokurimit Publik, kategoria III-b. (dy pozicione vakante).
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
· Teodora Mehmetaj
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 11.01.2023, ora 10:00, në ambientet e Komisionit të
Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 11.01.2023, ora 15:00, në ambientet e
Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.