Në zbatim të Nenit 26, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” (i ndryshuar), si dhe të pikes 13 të Kreut II dhe III të Vendimit Nr.242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave (i ndryshuar), Bashkia Elbasan, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim njofton, se për pozicionin:
Ø Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Burimeve Njerëzore – Kategoria II B,
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit për lëvizje paralele.
Duke filluar nga data 04.01.2023, do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan, si dhe në ambjentet e brendshme të institucionit të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për proçedurën e ngritjes në detyrë ose pranim në shërbimin civil, në lidhje me kualifikimin ose jo të tyre, datën dhe vendin, ku do të zhvillohen fazat e tjera të konkurimit.