Në mbështetje të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, si dhe në vijim të procedurës për plotësimin e vendit vakant, të shpallur me shkresën nr. 4179/1 prot., datë 23.11.2022, për pozicionin: “Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Juridike, në Institucionin e Presidentit të Republikës”.
Njësia përgjegjëse, mbas verifikimit paraprak të kandidaturave për ngritjen në detyrë dhe përfundimit të afatit të ankimit, njofton se:
Zonja Erjola Shia, plotëson kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike”.
Kandidati do të vlerësohet nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në detyrë (KPND), për testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë, në datë 28.12.2022, ora 14.00, në ambientet e Institucionit të Presidentit të Republikës.
Në mbështetje të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, si dhe në vijim të procedurës për plotësimin e vendit vakant, të shpallur me shkresën nr. 4232/1, datë 25.11.2022 për pozicionin: “Drejtor i Drejtorisë së Shtetësive, Faljeve dhe Vlerësimit të Meritave, Kontributeve të Veçanta”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Juridike, në Institucionin e Presidentit të Republikës”.
Njësia përgjegjëse, mbas verifikimit paraprak të kandidaturave dhe përfundimit të afatit të ankimit, njofton se:
Zonja Vitjola Hidri, plotëson kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Shtetësive, Faljeve dhe Vlerësimit të Meritave, Kontributeve të Veçanta”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Juridike.
Kandidati do të vlerësohet nga Komiteti i Pranimit, për testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë, në datë 30.12.2022, ora 14.00, në ambientet e Institucionit të Presidentit të Republikës