Kuvendi i Shqipërisë, Shpallje fituesi

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 ( i ndryshuar) “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II, pika 9, po ju përcjellim listën e kandidatëve që do të vazhdojë konkurrimin për pozicionin, “specialist”, në Shërbimin e Bashkëpunimit Dypalësh, pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë.

 

Lista e vlerësimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën “Pranim në Shërbimin Civil”, për pozicionin “specialist”, në Shërbimin e Bashkëpunimit Dypalësh, pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë është si më poshtë vijon:

 

 

1. Znj. Daniela Çepele

2. Z. Keidi Qevani

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 26 dhe V.K.M nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në Detyrë”, pika 33, Vendimit të Byrosë nr.13, datë 08.02.2022 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, po ju përcjellim emrin e kandidatit fitues për pozicionin, “këshilltar-jurist”, në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit, pranë Shërbimit Legjislativ si më poshtë vijon:

 

 

1. Znj. Holta Seferi me 87 pikë

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 pika 5 dhe nenit 23, pika 1 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut III “ Komiteti i Përhershëm i Pranimit për nivel ekzekutiv” pika 3 dhe Kreut IV “Konkurrimi”, pika 12, 14 dhe pika 22, po ju përcjellim emrin e kandidatit fitues, për konkursin “specialist”, në Sektorin për Mediat dhe Internetin, pranë Shërbimit të Komunikimit si më poshtë vijon:

 

 

 

 

1. Z. Mirgen Çela me 75 pikë