Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjes paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 73, datë 19.09.2022 për:
I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departament Auditimi(Rihapur).-Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Drejtësi.
Plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidati:
1. Lorena Llaho
Testimi për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e martë, më datë 27.12.2022, ora 11.00.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.