Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 pika 5 dhe nenit 23, pika 1 si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut III “ Komiteti i Përhershëm i Pranimit për nivel ekzekutiv” pika 3 dhe Kreut IV “Konkurrimi”, pika 12, 14 dhe pika 22, po ju përcjellim emrin e kandidatit fitues, për konkursin “specialist”, në Sektorin për Edukimin Qytetar, pranë Shërbimit të Edukimit Qytetar:
1. Znj. Xheni Lame me 74 pikë
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “ Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 26 dhe V.K.M nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në Detyrë”, pika 33, Vendimit të Byrosë nr.13, datë 08.02.2022 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, po ju përcjellim emrin e kandidatit fitues për pozicionin, “Drejtor”, në Shërbimin e Redaktorëve, pranë Shërbimit të Informacionit dhe Dokumentacionit shpalli kandidatin fitues si më poshtë:
1. Znj. Suela Bala me 78 pikë