Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec:
Njofton se :
1 (Një) Pozicion –Përgjegjës për Strehimin, Në Sektorin e Strehimit, Drejtoria e Emergjencave , Strehimit dhe Administrimit të Tokës Bujqësore në Njesitë Administrative, Kategoria e pagës III-a/1.
Kandidati që plotëson kriteret për të kaluar në fazën e dytë të konkurrimit është:
Z. Arben Berberi.
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 07.12.2022 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 12.12.2022.
Në mbështetje të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe neni 25, si dhe VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi”, pika 1, shkronja a, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëve për konkurrim dhe procedurës për pranimin në shërbimin civil në pozicionet e mëposhtme :
2 (dy) Pozicione – Specialist i auditimit të brendshëm, Sektori i Auditimit të Brendshëm, Kategoria e pagës IV-a.
Njofton se:
I.Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të posaçme të pozicioneve të lira dhe që kualifikohen për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është si më poshtë:
1. Ersida Pane
2. Paulina Agolli
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 07.12.2022 në orën 10:00 dhe intervista e strukturuar me gojë në datë 12.12.2022, në ambientet e Bashkisë Pogradec.
Në mbështetje të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22 dhe neni 25, si dhe VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi”, pika 1, shkronja a, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëve për konkurrim dhe procedurës për pranimin në shërbimin civil në pozicionet e mëposhtme :
1 (një) Pozicion – Specialist finance, Sektori i Buxhetit dhe Kontabilitetit, Drejtoria Ekonomike dhe Menaxhimit Financiar, Kategoria e pagës III-b.
Njofton se:
I. Nga verifikimi i kryer pranë sektorit të arkiv – protokollit dhe Sektorit të Burimeve Njerëzore, rezulton se NUK është paraqitur asnjë aplikim për këtë vend vakant.