INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të neneve 10 dhe 32, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VIII, të Vendimit nr. 118, datë 5/03/2014, të Këshillit të Ministrave, “ Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës, shpall procedurën për plotësimin e vendit vakant:

  •  Drejtor i Përgjithshëm, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, në Institucionin e Presidentit të Republikës, – kategoria e pagës II-a
  •  Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Juridike, në Institucionin e Presidentit të Republikës – kategoria e pagës II-b
  • Specialist Transporti në Sektorin e Mbështetjes dhe Transportit, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, në Institucionin e Presidentit të Republikës, – kategoria e pagës III-b.
  • PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Njoftim per shpallje vakance