Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu V “lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë” neni 26 dhe Kreu IV “pranimi në shërbimin civil” neni 22; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” (ndryshuar me VKM nr.748, datë 19.12.2018) Kreu II dhe Kreu III; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” (i ndryshuar) Kreu II; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.351, datë 11.05.2016 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në Institutcionet e Administratës Shtetërore dhe Institucionet e Pavarura (ndryshuar VKM nr.305, datë 05.04.2017);Vendmit nr.17, datë 25.02.2022 “Për miratimin e planit vjetor të pranimeve në Shërbimin Civil, për vitin 2022” të kryetarit të bashkisë( i ndryshuar me vendimin nr. 87 dt. 12.09.2022; Urdhërit nr.282, datë 26.09.2022 “Për shpallje vendesh të lira pune në administratën e Bashkisë Gramsh” të kryetarit të bashkisë, Urdhwrit nr 310 datw 14.10.2022, “Për shpallje vendesh të lira pune në administratën e Bashkisë Gramsh” të kryetarit të bashkisë, Njësia e Burimeve Njerëzore, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranim jashtë shërbimit civil, në kategorinë ekzekutive për pozicionet:
- – Specialist për Nihmën Ekonomike, Sektori i Mbrojtjes Sociale, Drejtoria e Financës dhe Buxhetit kategoria IV, klasa IV-a ;
- – Inspektor tatim-taksa Terreni, Sektori i Tatim-Taksave, Drejtoria e të Ardhurave, dhe Taksave Vendore, kategoria IV, klasa IV-a;
- – Specialist i aseteve, Sektori Juridik dhe Aseteve Vendore, Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore, kategoria IV, klasa IV-a;
- – Specialist për mbrojtjen e mbjedisit, burimeve natyrore, leje dhe licensave, Sektori i Planifikimit te Territorit dhe Burimeve Natyrore, kategoria IV, klasa IV-a;
- – Drejtor i Drejtorisë Juridike, Burimeve Njerëzore, kategoria II, klasa II-b;
- – Përgjegjës i Sektorit të IT, Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore, kategoria III-a, klasa III-a/1;
- – Përgjegjes i Sektorit Juridik dhe Asete, Drejtoria Juridike, Burimeve Njerëzore, kategoria III-a, klasa III-a/1;
- – Përgjegjës i Tatim-taksave, Drejtoria e të Ardhurave dhe Taksave Vendore; kategoria III-a, klasa III-a/1;
- – Përgjegjës i Zyrës së Shërbimit me Një Ndalesë, kategoria III-b,
- PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Shpallje për Lëvizje Paralele ose pranim nga jashtë Shërbimit Civil Kategoria Ekzekutive (specialist)
- Shpallje për Lëvizje Paralele ose Ngritje në Detyrë, Kategoria e Ulët dhe e Mesme Përgjegjës Sektori dhe Drejtor Drejtorie
- Shpallje për Lëvizje Paralele, ose pranim nga jashtë Shërbimit Civil Kategoria e Ulët Drejtuese