Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Drejtoria e
Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse në Bashkinë Mat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për pozicionet:
- Përgjegjës i Sektorit të Infrastrukturës, Bashkia Mat, Kategoria e pagës III-a/1
- Specialist i Arsimit, në Sektorin e Arsimit, Kulturës dhe Sportit, në Drejtorinë e Shërbimeve Bashkiake, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a
- Specialist në Sektorin Juridik dhe Prokurimeve Publike, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a
- Specialist për Mbrojtjen e Fëmijës, në Sektorin e Barazisë Gjinore, Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së Fëmijëve, në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a
- Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Projekteve të Huaja, në Drejtorinë e Shërbimeve Bashkiake – Kategoria e pagës IV-a
- Specialist i Bujqësisë dhe Mjedisit, në Sektorin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pyjeve, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a
- Specialist i Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit dhe skuadrave lëvizëse të terrenit, në Sektorin e Barazisë Gjinore, Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së Fëmijëve, në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale, Bashkia Mat – Kategoria e pagës IV-a (2 pozicione)
- PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Fw__shpallje_sot
- Shpallje Spec mbrojtjes femijes