Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu V “lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë” neni 26 dhe Kreu IV “pranimi në shërbimin civil” neni 22; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” (ndryshuar me VKM nr.748, datë 19.12.2018) Kreu II dhe Kreu III; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” (i ndryshuar) Kreu II; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.351, datë 11.05.2016 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në Institutcionet e Administratës Shtetërore dhe Institucionet e Pavarura (ndryshuar VKM nr.305, datë 05.04.2017);Vendmit nr.17, datë 25.02.2022 “Për miratimin e planit vjetor të pranimeve në Shërbimin Civil, për vitin 2022” të kryetarit të bashkisë; Urdhërit nr.142, datë20.05.2022 “Për shpallje vendesh të lira pune në administratën e Bashkisë Gramsh” të kryetarit të bashkisë, Njësia e Burimeve Njerëzore, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në shërbimin civil ose pranim jashtë shërbimit civil, në kategorinëe ulët drejtuese për pozicionin:
- Përgjegjës i Sektorit të Buxhetit, Drejtoria e Financës dhe Buxhetit, kategoria III-a, klasa III-a/1;
- Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit të Territorit, Drejtoria e Planifikimit, Zhvillimit të Territorit, Burimeve Natyrore, kategoria III-a, klasa III-a/1;
- – Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve me Sipërmarrje, Transporteve, Strehim dhe Emergjencave Civile, kategoria II, klasa II-b;
- PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Fw__Shpallje_per_vende_te_lira_ne_Bashkine_Gramsh.