Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, njofton se;
- Në Administratën e tij ka 4 vende të lira pune, në pozicionet: “Specialist për mediat” në Sektorin e Mediave dhe Internetit, pranë Shërbimit të Komunikimit.
- “Këshilltar-jurist”, në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit, pranë Shërbimit Legjislativ
- “Specialist audiovizioni”, në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit, pranë Shërbimit të Informacionit dhe Dokumentacionit
- “Redaktor” në Shërbimin e Redaktorëve, pranë Shërbimit të Informacionit dhe Dokumentacionit.
- PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Për_publikim_në_faqen_tuaj