Instituti i Statistikave (INSTAT), kërkon të punësojë punonjës me
kontratë pune në pozicionet: ” 3 (tre) Specialist Programist IT” në kuadër të Censit te Popullsisë dhe Banesave
TITULLI I SHPALLJES “SPECIALIST PROGRAMIST IT, NË KUADËR TË CENSIT TE
POPULLSISË DHE BANESAVE”
Termat e referencës:
• Zhvillon, teston, mirëmban dhe dokumenton programe për kompjuter për proceset e
ndryshme të Censit të Popullsisë dhe Banesave.
• Ndihmon në kontrollin e aplikacioneve të reja përpara së të zbatohen për të përcaktuar
lehtësinë e përdorimit dhe për të gjetur problemet e mundëshme.
• Harton programe për të gjeneruar raporte sipas nevojave.
• Krijon dhe mirëmban bazat e të dhënave të aplikacioneve për të cilat është përgjegjës.
• Trajnon stafin e suportit të TI në terren, ndihmon në procesin e instalimit dhe konfigurimit
të pajisjeve për mbledhjen e të dhënave.
• U përgjigjet kërkesave të përdoruesve për asistencë. Identifikon burimin e problemit (software ose gabim anketuesi/kontrollori) dhe zgjidh problemin, e referon dhe e diskuton problemin me eprorin.
• Punon në grup, atëhere kur i ngarkohet, për të zhvilluar pjesë të caktuara të një aplikacioni.
• Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen.
Kriteret e përzgjedhjes:
– Të ketë përfunduar studimet universitare në Informatikë/ Informatikë Ekonomike/
Inxhinieri Informatike / shkenca kompjuterike;
– Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
Informacione te tjera:
Fushat e Njohurive:
1. Njohuri mbi sistemet e menaxhimit te bazave te te dhenave;
https://mrcet.com/downloads/digital_notes/ECE/III%20Year/DATABASE%20MANAGEMENT%20SYSTEMS.pd
2. Koncepte mbi programimin e orientuar ndaj objekteve:
5/31/22, 3:47 PM Instat Recruiting
rekrutime.instat.gov.al/shpalljet/shfaq-te-perkohshem/1038 2/2
Copyright © 2022 Instituti i Statistikave
http://www.instat.gov.al/media/8398/oo.pdf
3. Koncepte mbi Microsoft SQL Server 2008
http://cdn.ttgtmedia.com/searchSQLServer/downloads/SQL_Components_Ch4_SS2008.pdf
Afati i aplikimit:13.06.2022
Aplikimi realizohet nëpërmjet faqest së Institutit të Statistikave në seksionin e vëndeve
vakante për pozicionet me kontrata të përkohëshme
Njoftimi është vendosur në faqen e web te INSTAT sipas procedures online ne faqen: http://rekrutime.instat.gov.al//,
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR