Në Institutin e Nxënësve që Nuk Shikojnë, Bashkia Tiranë, në zbatim të VKM NR. 717, datë 23.06.2009 “Për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucioneve buxhetore” të ndryshuar, Vendimit Nr. 987, datë 10.01.2022, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Administratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, si dhe Urdhrit Nr. 38810/3, datë 29.10.2021 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ”, VKB nr. 159, datë 26.12.2019 “Për emërtimin dhe miratimin e stemave të drejtorive të përgjithshme të punëtorëve të qytetit dhe Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucione në varësi të Bashkisë Tiranë”, Urdhrit të Ministrit të Arsimit Nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë” shpallet 1 (një) vend i lirë pune për Operator të teksteve Braille në Institutin e Nxënësve që Nuk Shikojnë, (Paga sipas VKM nr. 717, datë 23.06.2009, të ndryshuar).
Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues:
- CV
- Vërtetim banimi
- Çertifikatë personale dhe familjare
- Dëftesë/ Diplomë + listë notash (kopje të noterizuara)
- Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi)
- Librezë pune origjinale
- Raport mjeko – ligjor
- Dëshmi penaliteti (deri në momentin e paisjes me dëshmi penaliteti, fotokopje të kuponit të aplikimit në postë)
- 2 fotografi
Disa nga detyrat që duhet të kryejë një Operator i teksteve Braille në INNSH janë:
- Redaktore e gjuhës Braille.
- Të transkriptojë tekstet mësimore (jashtë mësimore, etj) në shkrimin Braille.
- Të korrektojë, redaktojë e printojë në printer Braille tekstet mësimore.
- Të prodhojë mjetet didaktike sipas kërkesave të mësuesve përkatës në termoform.
- Të instruktojë programet kompjuterike për të verbër dhe instruktimin e përdorimit të termoformave .
- Të përgatisë fletoret me letër Braille.
- Të zmadhojë dhe riparojë tekstet mësimore sipas nevojave të shkollës.
- Të ruajë dhe administrojë ambjentet e shtypshkronjës.
- Të bashkëpunojë me mësuesit dhe punonjësit për nevoja të institucionit.
Për sa më sipër sqarojmë se:
Për pozicionin e punës si Operator i teksteve Braille në INNSH, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:
-Të ketë mbaruar arsimin e lartë Informatikë (Master).
-Të ketë eksperiencë pune të mëparshme.
Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 05.05.2022.