ENTI RREGULLATOR I SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA, VEND I LIRË PUNE

Mbështetur në nenin 4, pika 3, germa “a” të ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996 “Për kuadrin  rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ndotura”, i ndryshuar, Ekipi Përzgjedhës shpall konkurrim për vendin vakant të:

  • 1 Anëtar të Komisionit Kombëtar Rregullator të Entit Rregullator të Ujit, profesionist sipas përcaktimeve në përputhje me germën ’’a’’ të pikës 3 të nenit 4 të Ligjit Nr. 8102

Kandidati për anëtar i Komisionit Kombëtar Rregullator të Entit Rregullator të Ujit, në përputhje me germën “a” të pikës 3 të nenit 4 të ligjit nr. 8102, duhet të jetë profesionist i kualifikuar me diplomë universitare dhe të paktën 10 vjet përvoje në inxhinieri ndërtimi, hidrologji, urbanistikë, shëndetësi, epidemiologji, mikrobiologji apo disiplina të tjera të ngjashme.

Kandidati nuk duhet të jetë në kushtet e papajtueshmërive dhe përjashtimeve të parashikuara nga ligji nr. 8102 dhe legjislacioni në fuqi.

Personat e interesuar të paraqesin kërkesën e tyre, të shoqëruar me dokumentet e mëposhtme:

  • Deklaratë që kandidati garanton plotësimin e kërkesave të Ligjit Nr. 8102, datë 28.03.1996 si dhe legjislacionit në fuqi, për Anëtar i Komisionit të sipërpërmendur.
  • Curriculum Vitae në gjuhën shqipe
  • Kopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  • Dokumente zyrtare që vërtetojnë njohjen e gjuhëve të huaja
  • Certifikata të kualifikimeve të ndryshme
  • Librezë pune (fotokopje të noterizuar)
  • Certifikatën e Gjendjes Gjyqësore dhe kopje të kartës së identitetit.
  • Formularin e vet deklarimit për zbatimin e Ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

 

Dokumentet do të dorëzohen për Ekipin Përzgjedhës brenda datës 26.04.2022, në adresën:

Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, (ERRU) Rr. “Viktor Eftimiu”, ish godina e KESH, nr. 1, kati i katërt,  Tiranë.