AGJENCIA PËR MBËSHTETJEN E VETËQEVERISJES VENDORE, VENDE TE LIRA PUNE

Bazuar në manual për “Përcaktimin e rregullave, kritereve dhe proçedurave për shpalljen e pozicioneve të vendeve vakante në administratën e AMVV-së, nr. 94/1 datë 09.03.2021, ndryshuar , i cili është hartuar sipas rregullores së brendshme  të AMVV –së,shpallim vendin vakant si më poshtë:

  • Pozicioni e vendeve të lira të punës;

 

  1. Specialist në sektorin e Kordinimit 1 (një) vend, kategoria e pages IV-a

 

  • Kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit të punës;

 

  1. Për pozicionin specialist në sektorin e Kordinimit , kandidati duhet të plotësojë këto kritere
  2. Të jetë shtetas Shqiptar;
  3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore, që nuk është shuar sipas këtij ligji;
  8. Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  9. Të zotëroj gjuhën Agleze të folur dhe të shkruar;
  10. Të ketë mbaruar arsimin e lartë Master Profesional ose  Shkencor;
  11. Të ketë jo më pak 1 vjet eksperiencë në fushën e pushtetit vendor.

 

  • Arsimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë Master Profesional ose  Shkencor;  në shkencat juridike apo ekonomike

 

  • Të zotëroj gjuhën Agleze të folur dhe të shkruar;
  • Të ketë jo më pak 1 vjet eksperiencë në fushën e pushtetin vendor.

 

 

 

  • Listën e dokumentave që duhet të paraqesin;

 

Fotokopie e të gjithe  dokumentave që vërtetojnë që ju përmbushni kriteret e kërkuara për pozicionin vakant që konkuroni:

 

  • Kërkesë për punësim;
  • Jetëshkrim;
  • Fotokopje të diplomës;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

 

 

 

  • Afatin dhe vendin e dorëzimit të dokumentave;

 

Afati i fundit i dorëzimit të dokumentave është data 13.05 2022 ora 14.00

 

  • Vëndi i dorzimit të dokumentave është protokolli i AMVV-re ose me postë.

 

  • Proçedurën dhe kriteret e përzgjedhjes;

 

             Konkurimi përfshin dy faza:

 

  1. Faza e parë konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe/ose të veçanta në shpalljen për konkurim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazës të mëtejshme të konkurimit
  2. Faza e dytë është faza e intervistimit të kandidatëve të kualifikuar, e cila synon të evidentojë formimin profesional të kandidatëve dhe përzgjedhjen e kandidatit me rezultatet më të larta.
  3. Verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar nga kandidati duhet të realizohet brënda 3 ditëve punë nga njësia e burimeve njërëzore dhe të proçedohet me njoftimin për kandidatët, të cilët nuk janë kualifikuar duke përcaktuar edhe arësyet.
  4. Afati i ankimimit dhe shqyrtimit të ankimimit të kandidatëve, të cilët nuk janë kualifikuar për të vazhduar fazën e intervistës është 2 ditë nga marrja e njoftimit për s’kualifikim.Në këtë rast njësia e burimeve njërëzore të institucionit, në rast se nuk ka ankesa shpall listën e kandidatëve për të vijuar me intervistën brenda 5 ditëve pune. Afati 5 ditor është gjithashtu afati brenda të cilës duhet të shqyrtohen ankesat nga kandidatët e s’kualifikuar, si dhe të kthehet përgjigje.
  5. Caktimi i datës dhe vendit të intervistës bëhet brenda 2 ditëve pas kalimit 5 ditor, të përcaktuar në pikën 6 të këtij neni.
  6. Totali i pikëve të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 50 pikë për jetëshkrimin/eksperiencën/pastërtinë e figurës dhe 50 pikë për intervistën me gojë.
  7. Shpallja e fituesve realizohet brenda 5 ditëve punë nga përfundimi i intervistës.
  8. Ankimimi dhe shqyrtimi i ankesave për rezultatet finale bëhet brënda 5 ditëve punë.
  9. Fitues shpallet kandidati që ka fituar pikët më të larta.
  10. Pas shpalljes së fituesit lidhet kontrata e punës.

 

  • Datën, kohën dhe vendin ku do të kryhet intervista.

 

Intervista do të kryhet në ambjentet e AMVV-re, sipas njoftimit të së cilit, që do ti dërgohet në adresën e emailit të së cilit.

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Urdher-i-Brendshme