Agjencia per Media dhe Informim, Vende te lira pune

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionet:

  • 1 (një)  Përgjegjës Sektori në Sektorin për Marrëdhëniet me Median, në Drejtorinë e Informimit të Mediave, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-a
  • 1 (një)  Koordinator në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, në Agjencinë për Media dhe Informim- kategoria II-b
  • 1 (një)  Përgjegjës Sektori në Sektorin e Hulumtimit dhe Përmbajtjes , në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve,Hulimtimit e Përmbajtjes në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-a
  • 1 (një ) Specialist për burimet njerëzore, në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë për Media dhe Informim –  kategoria III-b
  • 2 (dy) Zëdhënës Ministri, në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrave dhe Agjencive , në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria II-b
  • 1(një) Specialist në Sektorin e Dizajnit dhe Produktit Kreativ, në Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria IV-a
  • PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Untitled_Message