Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerezore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të fazes të dytë të vlerësimit, të kandidatëve të kualifikuar, nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës me gojë, për procedurën e lëvizjes parelele në kategorine ekzekutive, për pozicionin Specialist i Medias, Marrëdhënieve me Publikun dhe i Publikimeve, njofton se:
– kandidati fitues eshte;
– Znj. Migena Demirxhiu
Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit të procedures të pranimit në shërbimin civil, për pozicionin;
– Specialist, Sektori i Ruajtjes së Fondeve, Drejtoria e Arkivit
janë:
1. Znj. Sanie Caco
2. Znj. Vera Alla
Testimi me shkrim do të zhvillohet në:
– ambientet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;
– datën: 16.11.2021;
– ora: 10.00