Komisioni për zhvillimin e procesit të konkurimit për vende të lira pune në Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Korçë si dhe në Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Kukës, ngritur me urdhër nr. 397 datë 14.11.2022 të Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, u mblodh më datë 16.11.2022, me qëllim shqyrtimin e aplikimeve, sa i përket përmbushjes së kërkesave të posaçme dhe dokumentacionit sipas thirrjes së publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive si dhe në bazë të nr. Urdhërit nr. 53, datë 26.05.2021, të Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas «Për miratimin e metodologjisë së vlerësimit të kandidatëve për punonjës pranë qendrave të shërbimit të ndihmës juridike parësore » .
Rezulton se për Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Korçë (2 dy) pozicione vakante ka shprehur interes 3 (tre) aplikant si dhe për Qendrën e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Kukës (2 dy) pozicione vakante ka shprehur interes 2 (dy) aplikant, si vijon:
– Znj. MARINELA NASI (kërkesa me nr. 2061 prot., dt. 14.11.2022) Korçë;
– Znj. DIANA PROGA (kërkesa me nr. 2062 prot., dt. 14.11.2022) Korçë;
– Znj. GRETA NURÇELLI (kërkesa me nr. 2059 prot., dt. 14.11.2022) Korçë;
– Znj. GERTA ELEZI (kërkesa me nr. 2057 prot., dt. 11.11.2022) Kukës;
– Znj. MATILDA RRAHMANI (kërkesa me nr. 2058 prot., dt. 11.11.2022) Kukës.
Pas shqyrtimit të dosjes personale të dorëzuar nga çdo aplikant, rezulton se referuar vendimit të vlerësimit të Komisionit aplikantët të cilët plotësojnë kriteret për të vazhduar procesin e konkurimit (sipas rendit alfabetik) janë :
1. Znj. DIANA PROGA
2. Znj. GERTA ELEZI
3. Znj. GRETA NURÇELLI
4. Znj. MATILDA RRAHMANI
5. Znj. MARINELA NASI
Aplikantet e kualifikuar për Qendrën e Ndihmës Juridike Parësore Kukës :
– Znj. GERTA ELEZI (kërkesa me nr. 2057 prot., dt. 11.11.2022) Kukës;
-Znj. MATILDA RRAHMANI (kërkesa me nr. 2058 prot., dt. 11.11.2022) Kukës.
Provimi me shkrim do të zhvillohet më datë 22.11.2022, ora 10 :00, pranë ambienteve të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas.
Intervista me gojë dhe do të zhvillohet më datë 22.11.2022, ora 11 :00, pranë ambienteve të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas.
Aplikantet e kualifikuar për Qendrën e Ndihmës Juridike Parësore Korçë :
– Znj. DIANA PROGA
– Znj. GRETA NURÇELLI
– Znj. MARINELA NASI
Provimi me shkrim do të zhvillohet më datë 30.11.2022, ora 11 :00, pranë ambienteve të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas.
Intervista me gojë dhe do të zhvillohet më datë 30.11.2022, ora 12 :00, pranë ambienteve të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas.