Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; neni 22, 25, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me të fundit nr. 746, datë 19.12.2018;
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin “Specialist i Sektorit të Burimeve Njerëzore” në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Buxhetit dhe Komunikimit” rezulton se procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa asnjë kandidaturë.
Procedurat e konkurrimit për pozicionin e mësipërm do të vazhdojnë me kandidaturat e paraqitura për plotësimin me “Pranim në shërbimin civil”. Kandidatët që plotësojnë kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojnë konkurrimin, me procedurën e “Pranimit në shërbimin civil” për pozicionin e mësipërm janë:
Znj. Fernanda Snalla
Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 01.11.2022, në orën 10.00, në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës.