AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë. 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranim nga jashtë shërbimit civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

– Drejtor në Drejtorinë Juridike dhe Licencave – kategoria II-b

Kandidati i kualifikuar për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil është:

Z. Hipokrat Biba

Konkurrimi do të zhvillohet në datën 9 nëntor 2022, ora 10.00, në ambientet e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Rr. “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, Tiranë.

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:

Nga verifikimi paraprak i kandidatëve për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpallura, për konkurrim, për pozicionin:

– Përgjegjës i Sektorit Teknik, Drejtoria e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK,

Kandidati i kualifikuar është:

Znj. Esmeralda Kazia

Konkurrimi do të zhvillohet ditën e premte, datë 04.11.2022, ora 09.00, pranë AMA-s.

Adresa: Rruga Papa Gjon Pali II, Nr. 15. 1010, Tiranë.