BASHKIA KORÇË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim  të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut  VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozicioneve:

 

  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Strehimit Social në Drejtorinë e Strehimit Social dhe Menaxhimit të Banesave Sociale kategoria b.

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.(Nuk ka aplikant)!

 

Vëmendje! Duke filluar nga data 02.11.2022, do të njoftohen në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Bashkia Korçë në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut IV, të Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve njofton se për pozicionin:

· 1 (një) Specialist për Barazinë Gjinore, në Sektorin e Shërbimeve Sociale, në Drejtorinë e Kujdesit Social, kategoria III.b

Nuk ka kandidat fitues

Bashkia Korçë në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut IV, të Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve njofton se për pozicionin:

· 1 (një) Specialist për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve, në Sektorin e Shërbimeve Sociale, në Drejtorinë e Kujdesit Social, kategoria III.b

Nuk ka kandidat fitues