BASHKIA VORE, REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në mbështetje të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësit civil” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“, i ndryshuar, po ju dërgojmë për publikim në portalin Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, njoftimin për verifikimin paraprak të lëvizjes paralele për aplikimin në pozicionin:

  • Përgjegjës në Sektorin e Planifikimit, Kordinimit, Projekteve Strategjike dhe Infrastruktures Publike pranë Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit.

 

Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se kandidati që plotëson kushtet për lëvizjen paralele është:

  1. Andi Prifti

Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 03.11.2022 ora 11:00, në ambjetet e Bashkisë Vorë.

Në mbështetje të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, VKM-së nr. 242 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“, i ndryshuar, po ju dërgojmë, njoftimin për verifikimin paraprak të lëvizjes paralele për vendet e lira të punës në kategoritë si më poshtë:

Në kategorinë e mesme drejtuese

  • Drejtor në Drejtorinë e Arsimit, Shëndetësisë, Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
  • Drejtor në Drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi dhe Emergjencave Civile .

 

Në kategorinë e ulët drejtuese

  • Përgjegjës në Sektorin e Menaxhimit të Infrastrukturës Arsimore dhe Punëve Publike pranë Drejtorisë së Mirmbajtjes dhe Mbikqyrjes së Infrastrukturës.

 

Në kategorinë Ekzekutive

  • 1 (një) Specialist Projektesh në Sektorin e Planifikimit, Kordinimit, Projekteve Strategjike dhe Infrastrukturës Publike pranë Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit.
  • 1 (një) Specialist në Sektorin Familjar pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore
  • 1 (një) Specialist Arkive në Sektorin e Protokoll – Arkivës pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Bujqësisë, Kullimit, Diga, Veterinarisë, panë Drejtorisë së Administrimit Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës .
  • 2 (dy) Specialist në Sektorin Shëndetësisë, Rinisë dhe Sportit pranë Drejtorisë së Arsimit, Shëndetësië, Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
  • 2 (dy) Specialist në Sektorin e Çështjeve Ligjore dhe Trajtimit të Ankesave pranë Drejtorisë së Ceshtjeve Ligjore dhe Prokurimit Publik.
  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Prokurimeve Publike pranë Drejtorisë së Ceshtjeve Ligjore dhe Prokurimit Publik.
  • 1 (një) Specialist Strehimi në Sektorin e Politikave Sociale pranë Drejtorisë së Politikave Sociale dhe Strehimit.
  • 1 (një) Specialist PMF në Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve pranë Drejtorisë së Politikave Sociale dhe Strehimit.
  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Infrastrukturës Rrugore, Transportit dhe Liçensave pranë Drejtorisë së Mirmbajtjes dhe Mbikqyrjes së Infrastrukturës.
  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Menaxhimit Infrastrukturës Arsimore dhe Punëve Publike pranë Drejtorisë së Mirmbajtjes dhe Mbikqyrjes së Infrastrukturës.
  • 2 (dy) Specialist në Sektorin e Pastrimit dhe Mbikqyrjes së Kontratave pranë Drejtorisë së Mirmbajtjes dhe Mbikqyrjes së Infrastrukturës.
  • 1 (një) Specialist në Sektorin e Informimit pranë Drejtorisë së Mardhënieve me Publikun dhe Integrimit të Politikave të BE-së.
  • 1 (një) Specialist Bujqësie në Njësinë Administrative Prezë.
  • 1 (një) Specialist Protokolli në Njësinë Administrative Prezë.
  • 1 (një) Specialist Bujqësie në Njësinë Administrative Bërxullë.

 

Në përfundim të afatit të dorëzimit të dokumentacionit, pas verifikimit paraprak rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet për lëvizjen paralele.

Për sa më lart plotësimi I këtyre pozicioneve do të vazhdoj me procedurën e rradhës sipas njoftimit në shpalljen e këtyre pozicioneve.