Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë.18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave për konkurrim nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, është praraqitur një kandidaturë për të konkuruar për pozicionin:
– Specialist, në Sektorin e Monitorimit dhe Arkivës, Drejtoria e Mbikëqyrjes. Kategoria III-b
Nga verifikimi paraprak i kandidatëve të cilët përmbushin kushtet e levizjes paralele dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim për pozicionin e mësipërm është kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të procedurës së lëvizjes paralele:
– Znj. Driada Gosturani
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 8 shtator ora 10.00, pranë ambienteve të AMA-s