BASHKIA HIMARË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

 

  • Nuk kishte asnjë kërkesë për ngritje në detyrë për shpalljen e vendit të lirë: Përgjegjës sektori, në sektorin e financës dhe planifikimit të buxhetit, në drejtorinë e financës e planifikimit të buxhetit dhe e integrimit evropian.
  • Për arsyen e mësipërme procedura mbyllet.
  • Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

     

    • Nuk kishte asnjë kërkesë për shpalljen e vendit të lirë: Specialist për kontrollin e zbatimit të ndërtimeve, në drejtorinë e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.
    • Për arsyen e mësipërme procedura mbyllet.