Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe
të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të
afatit të ankimimit, lidhur me verifikimin paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
“Inspektor” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-a, me profil ekonomist / jurist / inxhinier ndërtimi / inxhinier mjedisi (tre vende vakante);
Kandidatura e paraqitur është znj. Elvisa Sinani.
A. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 19.09.2022, ora 16:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.
Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të afatit të ankimimit, lidhur me verifikimin paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të
lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1. “Specialist Jurist”, pranë “Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit Ligjor” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin e Prokurimit Publik, kategoria III-b (dy vende vakant)
Kandidatura e paraqitur është znj. Migena Kyçyku.
A. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 19.09.2022, ora 15:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët të që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë, të vizitojnë faqen zyrtare të KPP-së dhe portalin “Agjencise Kombetare te Punesimit dhe Aftesive ” në lidhje me çdo informacion të mëtejshëm lidhur me këtë proçedurë.