Në zbatim të neni 21 dhe 22 të ligjit nr. 152/2013” Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe Kreut të IV- të të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar Autoriteti i Mediave Audiovizive, njofton se:
Në përfundim të intervistës me gojë, për pozicionin Specialist, në Sektorin e Monitorimit dhe Arkivës, Drejtoria e Mbikëqyrjes, Kategoria III-b , të zhvilluar më datë 8 shtator ora 10.00, pranë ambienteve të AMA-s , kandidati i intervistuar nuk u kualifikua.
Ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë,
dhe nga verifikimi paraprak i kandidatëve me procedurën e pranimit në Shërbimin Civil, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpallura për konkurrim, kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit me procedurën e pranimit në Shërbimin Civil, në kategorinë ekzekutive është :
Znj. Igis Nurja
Konkurrimi do të zhvillohet, datë 29.09.2022, ora 10.00, pranë AMA-s.
Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, kandidati i kualifikuar për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpallura për konkurrim, për pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Inspektimit, Drejtoria e Mbikëqyrjes – Kategoria e pagës III-a, nuk u paraqit në ditën dhe datën e caktuar të intervistës.
Procedura vijoi me konkurrimin nëpërmjet ngritjes në detyrë.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë. 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
– Përgjegjës, Sektori Inspektimeve, Drejtoria e Mbikëqyrjes – kategoria III-a, nuk ka kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.