Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si edhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18/03/2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të
mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele në kategorinë e ulët dhe të mesme
drejtuese si edhe përfundimit të afatit të ankimimit, njofton se kandidati fitues është:
– Elvisa Sinani
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe
të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e
kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
“Inspektor” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-a, me profil ekonomist / jurist / inxhinier ndërtimi / inxhinier mjedisi. (tre vende vakant);
Nuk ka kandidatë të paraqitur.