Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Verifikim Paraprak

Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njofton se për pozicionin:

“Inspektor” 1 ( një ) në Drejtorinë e Monitorimit të Programeve të Transparencës , në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, pranë KDIMDP-së

Kategoria e pagës III-a

A. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet me datën 29 Shtator, 2022, në orën 12.00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR”Abdi Toptani, ND.5,Tiranë”