Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreu II, pika 11 dhe 13, për konkursin e shpallur për pozicionin “Drejtor”, në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 16.09.2022 nuk është paraqitur asnjë kandidatë.
Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në Detyrë”
Për arsye të angazhimit të stafit të Kuvendit në një veprimtari parlamentare, konkursi për pozicionin “specialist” në Sektorin e Edukimit Qytetar, pranë Shërbimit të Edukimit Qytetar i planifikuar për t’u zhvilluar në datën 30.09.2022, do të zhvillohet ditën e enjte datë 29.09.2022 në orën 10:00 në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.