Në zbatim të nenit 32 të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr.118, datë 05/03/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND” i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta , të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e kategorisë së lartë drejtuese:
– Sekretar i Përgjithshëm në Autoritetin e Mediave Audiovizive – kategoria e pagës I-b
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurrimin për këtë pozicion, si nëpunës civil nga kategoria e mesme drejtuese është:
Znj. Roneda Rrapollari
Konkurrimi do të zhvillohet në datën 24 tetor 2022, ora 09.00 në ambientet e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Rr. “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, Tiranë.