Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, REZULTATET E VERIFIKIMIT

Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26   si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015   “Për plotësimin e vendeve të lira në  kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar,  në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave si dhe  verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta për ngritjen në detyrë dhe/ose pranim nga jashtë shërbimit civil,  të përcaktuara në shpalljen për konkurrim,    njofton   se për pozicionin:

 

 “Inspektor” 1 (një), në  Drejtorinë e Hetimit Sektorial dhe Sigurisë së të Dhënave ,  në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave personale, pranë KDIMDP-së

 

Kategoria e pagës III-a.

 

 

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë :

 

  • Blerina  Greku                   (jashtë shërbimit civil)

 

  1. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 22.06.2022, ora 10:00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR’Abdi Toptani, ND.5,Tiranë”
  2. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet pas testimit me shkrim. Për datën do të njoftoheni nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit.

Vëmendje: Në rast të ndryshimit të datës së testimit me shkrim, do të njoftoheni nëpërmjet faqes zyrtare,  por edhe elektronikisht në  emailin personal, të konfirmuar në dokumentacionin e dorëzuar .