Komisioni i Prokurimit Publik, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 9 të kreut VII të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen
paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe
kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

1. “Specialist Jurist”, pranë “Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit Ligjor” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin e Prokurimit Publik, kategoria III-b. (dy vende vakant)

Nuk ka kandidatura të paraqitura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 04.07.2022 do të njoftohen nëpërmjet portalit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë
kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi