Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut III të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për vendin e lirë të punës Drejtor në Drejtorinë e Administrimit të të Dhënave dhe Sistemeve IT, shpallim listën paraprake të kandidatëve që kualifikohen në fazën konkurrimi – testimi dhe intervistës së strukturuar me gojë, si më poshtë;
Zj. Daniela Alimemeti
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.
Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut IV të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë se:
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit të punës Specialist në Sektorin e Administrimit të të Dhënave dhe Sistemeve në Drejtorinë e Administrimit të të Dhënave dhe Sistemeve IT të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpallet lista paraprake e kandidatëve që kualifikohen në fazën konkurrimi–testimi dhe intervistës së strukturuar me gojë, si më poshtë;
- Neritan Çela
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.